KPF mbajti mbledhjen e katërt me radhë për vitin 2025

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Rahovecit nën kryesimin e Arbër Zenunit, mbajti mbledhjen e katërt me radhë për vitin këtë vit kalendarik.

Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit dhe nënkryetarit Fatmir Iska, si zakonisht ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.

Mbledhja e KPF-së si zakonisht ishte efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-rregullores për transparencë në Komunën e Rahovecit

3. Shqyrtimi i raportit financiar, janar – mars 2025.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar (IEAA-AP)

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-08152-0, ZK-Rahovec

6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-08152-0, ZK-Rahovec

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënie të pronës me qira P-01496-0, ZK-Retijë

8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formim të komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01496-0, ZK-Retijë

9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-08994-0, ZK-Rahovec

Pikat shtesë:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për konstituimin e të drejtës së kalimit (servitutit sendor).

2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vite) të pronës komunale stacionit policor në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …