Komuna e Deçanit nënshkruan kontratën për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nënshkroj të enjtën kontratën me përfaqësuesin e Grupit të Operatorëve Ekonomik “Lika Company dhe “Lika Trade” për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.

Ky është një hap tjetër konkret drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për banorët tanë. Me këtë projekt do të asfaltohen segmente të rëndësishme rrugore që ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e sigurisë në zonat rurale, ka deklaruar kryetari Ramosaj. Me këtë projekt përfundohet me sukses asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatrat dhe lagjet e Deçanit.

Sipas këtij projekti parashihet, asfaltimi/renovimi i rrugëve dhe rrugicave në Deçan, Isniq, Strellc i Ulët, Dubovik, Prapaçan, Pobergjë, Lloqan, Voksh, Drenoc, Prejlep, Baballoq, Broliq, Carrabregu i Epërm, Carrabregu i Ulët, Dashinoc, Dubravë, Gllogjan, Gramaqel, Ulaj, Irzniq, Lëbushë, Prekolluk, Rastavicë, Shaptej, Sllup, Vranoc i Vogël, Kodrali, Ratishi i Epërm dhe Ratishi i Ulët. Vlera e projektit kap shumën prej 5 milion e 847 mijë e 529 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …