KPF në Ferizaj diskutoi raportin e komisionit për vendosjen e emrave të rrugëve ne sistemin “Aris”

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi bashkë më anëtarët e KPF-së ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, ndërkaq në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale. Fillimisht drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim – vendimin  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 784-0 dhe 783-0 Z.K. Manastirc, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 138-0 dhe 130-0 Z.K. Manastirc, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për plotësim ndryshimin e vendimit me nr. 01.Nr. 8486 të datës 30.11.2006, propozim – vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit Nerodime e Ulët, propozim – vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit  të Vjetër si dhe propozim – vendim për formimin e komisionit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit afarist me ngastra kadastrale Nr. 0-72217092-155-2-4-0 Z.K. Ferizaj. E nga ana tjetër drejtori i Urbanizimit, Arbër Bytyqi, ka kërkuar nga anëtarët e këtij komiteti që ti vazhdohet mandati komisionit për futjen e emrave, të rrugëve në sistemin “Aris”, numërim dhe vendosja e numrave të objektit e banimit. Ndërsa Faik Selmani nga komisioni i rrugëve ka dhënë në mënyrë të detajuar një raport të këtij komisioni. U tha se në mbledhjen e Kuvendit të Komunës do të caktohen dy anëtarëve nga Kuvendi i Komunës për Komision për ndarjen e bursave për student për vitin akademik 2023/2024. Poashtu u dha edhe një raport i komisionit për verifikimin e pronave të cilat janë dhënë në shfrytëzim afatgjatë dhe afatshkurtër të bizneseve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …