KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Në mbledhjen  e -IV- (Katërt ) të rregullt të  Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Malishevës, të kryesuar nga  Kryesuesi Rrahim Morina, u miratua rendi i ditës unanimisht nga anëtarët i cili ishte paraparë për këtë mbledhje. Po ashtu anëtarët e KPF-së shqyrtuan secilën pikë veç e veç, disa pika dhe kërkesa i  rekomanduan  për Kuvend si: Shqyrtimi i Raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën  Janar-Mars  2019. Shqyrtimi  i Raportit të Detajuar i  punës së Zyrës së Tatimit në Pronë për vitin 2018, kurse u kërkua që  Raportit i Detajuar i Punës së Drejtorisë për Urbanizëm për  vitin 2018 të dërgohet në mbledhjen e ardhshme të kuvendit, në të kundërtën do të refuzohet kjo pikë e rendi të ditës për shqyrtim, u  kërkua  ndryshimi dhe plotësimi i Planit për Banim Social për vitin 2019-2021, të përmirësohet me detaje të duhura sepse janë të tejkaluara disa çështje në plan. Ndërsa tek shqyrtimi i kërkesave do veçuar, kërkesën e grupit të artistëve për themelimin e “Teatrit të Qyteti”, ku anëtarët e KPF, kërkojnë takim të drejtpërdrejt me grupin që të jep  arsyetim. KPF- shqyrtoi disa kërkesave të qytetarëve, të cilët kërkuan të ndihmohen për çështje shëndetësore, financiare brenda limiteve të lejuara që ka si KPF.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …