KPF- në Malishevë mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

Në mbledhjen e pestë të rregullt, të cilën e kryesoi, Rrahim Morina, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Malishevës, shqyrtuan dhe rekomanduan për Kuvend, shumicën e pikave që ishin në rendin e ditës së mbledhjes së pestë të rregullt. Kurse nuk i rekomanduan, këto kërkesa për mbledhjen e rregullt të ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, me arsyetimin se mungonin në takim personat zyrtarë që do të përgjigjeshin në pyetjet e anëtarëve të KPF-së. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/594 datë: 20.04.2018 për shqyrtimin e draft-Planit të Integritetit të Komunës së Malishevës për vitet 2018-2020, Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/598 datë: 23.04.2018, për marrjen e vendimit në lidhje me miratimin e draft-dokumentit, Plani i veprimit për Transparencë në Komunën e Malishevës për vitin 2018. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nr.02/256 datë:05.07.2018, për përformancë komunale për vitin 2017. KPF- shqyrtoi dhe miratoi disa kërkesa të qytetarëve për ndërrim- destinim të pronës bujqësore në atë ndërtimore, por kishte edhe kërkesa të cilat u refuzuan në mungesë të dokumenteve dhe kërkuan që të plotësohen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …