KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e tetë të rregullt

Komitetit për Politikë dhe Financa në Malishevë mbajti mbledhjen e tetë të rregullt. Kjo mbledhje e drejtuar nga kryesuesi, Argjend Thaçi, pas miratimit të pikave të punës, u debatuan nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe u rekomanduan për mbledhjen e Kuvendit të Komunë së Malishevës. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Integritetit. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane. Shqyrtimi i Raportit të Bujqësisë  për periudhën Janar-Tetor 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.06.281 datë: 11.11.2022 e parashtruar nga Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për miratimin e listës së pronave të paluajtshme të komunës.  U bë edhe Shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve të cilët iu kishin adresuar KPF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …