Ylli Mece

Ylli MEÇE: LEGJIMITETI I PADREJTËSIVE… NËPËRMJET “ KALENDAVE GREKE”

Pse si në kalendat greke dhe çfarë misteri fshihet dhe pse pikërisht greke?

Vet fjala kalendar rrjedhon nga “kalendas”, por që grekët e lashtë vitin e bazonin në kalendarin hënor nga ku 6 muaj i kishin me 29 ditë dhe 6 të tjerë me 30 ditë. Pra për ta nuk kish datë 31. Nëse dikujt në at kohë i i premtoje se këtë borxh do të ta kthej me çdo kusht në dt.31, do të thoshte se nuk kishe për t’ia dhënë kurrë, pra do të ishte e njëjtë sikurse dikujt sot ti thuash se do të t’i jap në 30 shkurt ( kur dihet se kjo date nuk ekziston) Kështu po ndodh dhe nuk është aspak për tu çuditur, sepse padrejtësia në Shqipëri është bërë tashmë fenomeni më tipik që karakterizon gjithë shoqërinë.

Nuk ka institucion shtetëror, të emëruar sikurse nuk ka as institucione të zgjedhura i cili të mos të jenë përfshirë në sistemin e padrejtësive dhe kjo shkallë ka arritur në një pikë të tillë sa që tashmë ajo ka fituar “të drejtën e qytetarisë” madje ajo është bërë kodi moral i Shqipërisë post komuniste.

Jam i sigurt se kreu  i tmeruar i SPAK-ut,  Romeo Kara, dy gëzime të mëdha ka pasur  në jetën e tij : Së pari kur e emëruan në krye SPAK me qëllimin e madh për të bërë emër si luftëtar i pa epur për të vërtetën që i duhej ta shpaloste nën dritën e diellit dhe herën e dytë kur tashmë po i mbaron afati për të qenë në krye të këtij organizmi bombastik, por që në fakt rezulton si “bombat shashka” që ne i përdornim dikur për imitime gjatë stërvitjeve ushtarake dhe që me to trembeshin vetëm laraskat sepse sorrat jua u kishin marrë dorën.

Tashmë që Romeos po i mbaron mandat, i ai është më i gëzuar se kur e emëruan. Ka zëra brenda SPAK-ut, që thonë se ai ka filluar të flasë me veten e tij duke e kthyer kokën nga xhamia dhe lutet : “ O Allah i madhërishëm ti që na bëre, si kurrë mos u bëfshim ndonjë herë, të lutem më ndihmo të mos plasë ndonjë skandal tjetër sa të më mbarojë mandati”! Allah ilah alla , Bekoje të madhërishmin Sali, të mos bëjë ndonjë proçkë tjetër e marrëzira sa të vijë ai tjetri, që unë t’ia dorëzoj dosjen krejt të bardhë.. ashtu sikurse është figura e tij”….

Kjo është lutja e Romeos.

Po kandidatët e tjerë që garojnë për SPAK-un si do bëjnë? Si do bëjnë me këtë njeri dhe shqyrtarin e tij Ilir Meta që u kanë hapur punë jo vetëm Shqipërisë por dhe vet Amerikës ?!? Kjo dyshe tashmë është e lidhur aq shumë me njëri tjetrin saqë pa Saliun nuk mundet dot të kuptohet Iliri dhe pa Ilirin nuk do kishte asnjë as vlerë Sali Baba. Pra a do munden dot figurat e tjera që do vihen në kryet të “institucionit të shashkave” ta marrin seriozisht dhe të dënojnë Saliun ?

Absolutisht që jo, sepse Saliu është vet fenomeni i sistemit është përfaqësuesi më tipik dhe treguesi më sintetik se në kapitalizëm drejtësia është e ngelet një armë e klasës dirigjuese për të shtypur rezistencën e shtresave të shoqërisë të cilat ngrihen dhe nuk e durojnë dot padrejtësinë. Pra drejtësia në këtë rast kthehet vet në një padrejtësi të madhe. Arrestimet gjoja të bujshme të disa krerëve manipulues e të korruptuar të cilat bëhen më shumë për të krijuar një imazh besimi sa ja drejtësia po funksionon, është thjeshtë një fasadë ilustrative, ata vërtetë e meritojnë por grosista e krimit të madh politik e shtetëror ata që i kanë shkaktuar tragjedi me përmasa të mëdha këtij populli janë ende të lirë, por dhe nëse një ditë ata do të arrestohen ( gjë që nuk ka shanse, sepse kujt ja mba të ngrejë dorë kundër asaj dore që të ushqen?!..)po ajo klasë që i lindi, do të jetë përsëri po ajo që do rilindë të tjerë.

Kjo është metastaza e krimit, kështu që nëse Saliu deri më sot që është personi i cili është akuzuar më shumë se çdo kush tjetër e mbi kurrizin e tij (që e kanë kërrusur krimet) rëndojnë një mal me akuzash çfarë pritet më?! Fakte.. kini fakte ? Nëse kemi të tilla dimë ne se si veprojmë! – përgjigjet drejtësia e sidomos SPAK-u. Të më falin lexuesit për vulgaritetin, por kjo i përngjet historisë kur.. një herë pat ndodhur që bashkëshorti kapi në krevatin bashkëshortor dashnorin e gruas dhe drejtësia me qenë se nuk donte t’i ndante i kërkonte fakte… duam fakte thoshte kryetari. Po ata ishin njeri mbi tjetrin o kryetar, ç’dreq faktesh doni më kur i shikon ashtu? Mund të ishin dhe ashtu, por kjo nuk provon asgjë, pa më sjellë fakte që ti kesh parë me sytë e tu si mund ta denojmë tjetrin me opinion ?

Po ku ta shikoja o kryetar…. ku e shikoja dot unë faktin, kur fakti ishte brenda ! Ama nuk e paske parë ? O shokuuu, mikuuu.. mos e akuzo tjetrin kot për së koti, se mirë familjen tënde do ta prishesh, po pse merr në qafë dhe familjen e tjetrit ?! Dhe mu hiq sysh se do të të dënoj ty për shpifje !…

Ja kështu është dhe puna e Saliut! Le të marrim si shembull prononcimin e L. Bashës para 3-4 ditësh ku ai e akuzon direkt Saliun kur shprehet se urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e dha direkt Saliu dhe fakti që Saliu e përsëriti dhe në TV duke i dhënë mesazhin Ramës se do ishte i gatshëm të vepronte po ashtu si një ditë më parë, madje dhe më ashpër e vërteton katërcipërisht krimin, sikurse e vërtetojnë manipulimet me armët, me mjeket e autopsisë ( qe për mua ai mjek qe ka manipuluar provat është po aq kriminel sa dhe vet Saliu), me shpërblimet që i bëri gardës me zhdukjen e servërve etj etj, pa folur për aferat e ÇEZ, ato të Pallatit të sportit e sa e sa krime të tjera që kanë përfunduar me bisedime të fshehta me antishqiptaret e kulisave të Beogradit, me vrasje e zhdukje pa lenë gjurmë, me afera të ndryshme që paguheshin me gjakun e popullit tonë.

Po pse nuk vepron drejtësia? Drejtësia ka frikë nga Saliu sepse është vet Saliu ai që bën drejtësi dhe padrejtësi. Kjo do të thotë se drejtësia nuk është gjë tjetër veçse shtojca e sistemit. Është sistemi dhe vet politika ajo që  i emëroi ata në krye të institucionit, pra si të tillë s’mund të jenë të pavarur. Për deri sa politika është e inkriminuar, gjë që ne e shikojmë çdo ditë, Saliu s’ka për tu dënuar kurrë. Nëse do e kishte seriozisht “shteti i së drejtës” menjëherë Prokuroria duhej t’i dërgonte propozimin me argumente Kuvendit, të mblidhej parlamenti, të parashtronin arsyet e heqjes së mandatit dhe në të pastajmen t’ia linin drejtësisë. Rastin për veprim tashmë ja u ka dhënë dhe Basha.

Por ka dhe një pikëpyetje të madhe pse Basha foli tani dhe pse nuk e dha dorëheqjen që po atë ditë kur ndodhën krimet në bulevard ? Kur ai e dinte dorën vrastare dhe urdhrin e lëshuar nga “Padrinoja” për hapje zjarri mbi demonstruesit do të thotë se dhe ai është po aq fajtor pavarësisht se nga çfarë interesash udhëhiqet tani që rrëfehet si kurvat te prifti për mëkatet e zanatit të tyre. Duhet kohë ,nuk është e lehtë thotë Romeoja dhe fërkon duart nga gëzimi që dosjet e bujshme do ja përcjellë kolegut i cili dhe ky do i marrë me firmë e me vulë duke i zgjatur dhe shtyrë afatet në kalendat greke.

Shtrohet pyetja mos vallë e keqja e këtij vendi është vetëm Saliu dhe Meta apo dhe dikush tjetër? Kush do e mendonte kështu do kishte mendim sipërfaqësor mbi fenomenin . Është sistemi ai që i favorizon krimet. Një fakt fare i thjeshtë: Pse një fukara që blen nje makinë të përdorur paguan doganë dhe VIP-at e parlamentit nuk paguajnë ?A nuk janë dhe ata qytetarë si unë dhe si ti lexues i nderuar ? Pse “Vip”- at e parlamentit dhe administrata e lartë shtetërore marrin onorare marramendëse teksa populli vuan? Miliona e miliona merren borxhe “ për lulëzimin e Shqipërisë” po kush do e gëzojë këtë Shqipëri kur rinia kërkon të marrë arratinë?

E si të mos e braktisin Atdheun kur kasta sunduese është nga më gjakëpirsët? Mos vallë vetëm të djathtët e Sali gungaçit dhe agallarët e Ramës janë figura të pastra ? ! Jo të gjithë derrat kanë një turi ndaj dhe SPAK nuk ka çfarë të bëjë veç të luftojë me mullinjtë e erës si Donkishoti. Nëse ndodh që një ditë xha Saliun nuk do e kemi më midis nesh nuk është çudi që sistemi do i ngrejë përmendore. Dikur mbretërit me shpatë në dorë e mbi një kalë i ngrinin në memorial. Jam i sigurt se Saliut vet e majta e Ramës do ti ngrejë përmendore në bronx hipur mbi një tank duke bërtitur….. “Liri- demokraci !

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …