leoni

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e tretë të rregullt  për vitin 2023

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt  për vitin 2023, Argjend Thaçi udhëhoqi me takimin e punës së kësaj mbledhje dhe para anëtarëve të KPF-së paraqiti rendin e punës i cili u miratua edhe me një pikë shtesë. Për Raportin e Shpenzimeve Janar – Dhjetor  të vitit 2022, foli  drejtori për Ekonomi, Buxhet e Financë, Blerim Thaçi dhe konstatoi se buxheti i shpenzimeve për vitin fiskal është realizuar mbi 99.7%. Më pas u diskutuan pikat tjera dhe u rekomanduan për mbledhjen e radhës të kuvendit. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit vjetor të punës së KKSB-së për vitin 2023. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komitetit për familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirëve të luftës për vitin 2023. Në fund u shqyrtuan edhe disa kërkesa të qytetarëve të natyrave të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti dhe përfaqësues të organizatës “CNVP” bashkëbiseduan rreth investimeve  të mundeshe në fushën e ngrohjes me biomasë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  ka pritur sot në takim përfaqësues nga organizata …