KPF në Malishevë Rekomandon Kornizën Afatmesme Buxhetor 2024-2026 për Kuvend

Mbledhjen e parë urgjente të Komitetit për Politikë dhe Financë të komunës së Malishevës, e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi. Pikë e vetëm e këtij takimi ishte, shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetor 2024- 2026, përkatësisht Qarkorja Buxhetore 2024/1. Në mbledhje asistoi, drejtori  i Drejtorisë për Ekonomi, Finacë dhe Buxhet, Blerim Thaçi, i cili anëtarët e KPF-së i informoi në hollësi për Qarkoren Buxhetore 2024/1,  si dhe për Udhëzime të përgjithshme rreth buxhetit komunal dhe kalendarik kohor për procesin buxhetor 2024-2026. Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Finacë, dhanë kontribut duke u inkuadruar në diskutim dhe në fund unanimisht e rekomanduan për kuvend Kornizën Afatmesme Buxhetor 2024-2026.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …