KPF në Skenderaj mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

-Propozim-vendim për harmonizimin e pagave sipas programeve dhe nën programeve;

– Propozim-vendim për miratimin e Planit Komunal për Integritet;

– Propozim-vendim për miratimin e Planit Komunal për Ri-integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar;

– Propozim-vendim për dhënie në diskutim publik të rregullores për Menaxhimin e Parkingjeve Publike në komunën e Skenderajt;

– Propozim-vendim për dhënie në diskutim publik të rregullores për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në komunën e Skenderajt;

– Propozim-vendim për dhënien e mjeteve financiare nga kategoria e subvencioneve për KF “Drenica”.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë rekomanduar për votim në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale që do të mbahet në fund të këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …