KPK dhe ZKPSh reaguan lidhur me deklaratën e Kurtit, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale, për të dhënë dëshmi

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi. KPK dhe ZKPSh ka thënë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave të kryeministrit. Me rastin e deklaratave të sotme publike të dhëna nga Kryeministri Albin Kurti, për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, përkitazi me dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër për paraqitjen e tij në prokurori, Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, rikujtojnë se zbatimi i ligjit nuk mund të keqinterpretohet sipas shijeve, interesave dhe nevojave ditore të Kryeministrit në detyrë, duke dhënë deklarata jashtë parimeve bazë të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre. Sipas KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, këto deklarime përbëjnë vetëm pikëpamje dhe botëkuptime personale që ka ai për sundimin e ligjit, sepse veprimet për zbatimin e ligjit janë detyrim, jo vetëm për sistemin prokurorial, por edhe kryeministrin, Qeverinë, por edhe për cilindo institucion tjetër dhe qytetar të vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …