KQZ certifikon 22 subjekte për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Nisma në pritje – Srpska Lista nuk merr votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Vendimi u mor në mbledhjen e 87-të të KQZ-së, të drejtuar nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. Gjatë periudhës 24–30 nëntor, gjithsej 24 subjekte politike – përfshirë parti, koalicione, iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur – dorëzuan aplikimet për certifikim. Pas shqyrtimit, KQZ miratoi 22 prej tyre. Në listën e subjekteve të certifikuara përfshihen partitë kryesore LDK, PDK, AAK, si dhe një numër partish të komuniteteve. Po ashtu, u certifikuan tre koalicione, përfshirë koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje me GUXO, Alternativën dhe PSHDK-në, si dhe dy iniciativa qytetare. Kandidati i vetëm i pavarur i certifikuar është Nedžmidin Sejdilar. Ndërkohë, NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt mbetet jashtë listës së certifikuar, pasi nuk ka dorëzuar të plotë listën e nënshkrimeve të nevojshme. KQZ i ka dhënë afat subjektit deri më 3 dhjetor, ora 12:00, për plotësimin e tyre, pas së cilës do të shqyrtohet certifikimi. Rekomandimi për certifikimin e Srpska Listës nuk mori votat e nevojshme, duke e lënë këtë parti jashtë garës për zgjedhjet e fund vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Mark Rutte kërkon veprim nga Serbia: Të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca pret nga Serbia që …