leoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Dhanë dorëheqje 4 anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi  ka bërë me dije  se sot kanë dhënë dorëheqje katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe.Ai ka thënë se këtë anëtarë janë emëruar më herët nga KQZ-ja si përfaqësues të Listës Serbe. Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilët përfaqësojnë subjektet politike parlamentare.  Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ-ja  administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së”, ka thënë Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …