Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Rritja e pagave temë e konsumit të brendshëm politik e jo realitet

Tash e disa ditë kemi një proklamim tipik për konsum të brendshëm politik nga ana e qeverisë lidhur me pagat. Ajo që tani e disa kohë që është duke folur qeveria janë shifra nominale të cilat nuk kanë ndikim as në zhvillim e as në mirëqenie të qytetarëve. Rritja e pagës me ligjin e pagave ka prodhuar humbje shprese në administratën publike, kjo me faktin se pavarësisht proklamatave të rritjës së pagës bazë, paga reale e shprehur si fuqi blerëse është ulur, pra prej vitit 2022-2023 kemi  një rritje të çmimeve deri 23 %, e kjo e devalvon në masë të madhe fuqinë blerëse të pagës. Disa shembuj konkret: Mësuesi me ligjin e ri  2022 – Paga bazë 588 – 23% inflacion = 452.76 euro paga reale

Punëtori në administratë publike me ligjin e ri  paga bazë 415.8 – 23% inflacion = 320.16 euro paga reale

Pra, ndoshta kjo rritje nominale si vlerë figuron, por jo si fuqi e shprehur në konsum, që i bie  se po dëmtohet mirëqenia e punonjësit, e jo po rritet sipas statistikave të ministrit.

Një bukë ka pasur një çmim 0.40 cent, ndërsa sot 0.60 cent kemi një rritje prej 50%.

Poashtu te të mirat tjera, pra cila na qenka në të vërtet rritja.

Inflacioni luftohet me instrumente monetare siç njihet në terminologji si “shok” terapi, kur i indeksojmë pagat e pensionet në vlerë të inflacionit, por problemet socio – ekonomike që ky fenomen shkakton, janë të dëmshme për ekonominë dhe qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …