Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ: Gjatë ditëve në vazhdim do të numërohen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato nga jashtë

Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po shkon drejt përfundimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve kur janë procesuar 90.41% e vendvotimeve nga votat e numëruara për kandidatët e partive politike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga jashtë do të numërohen “gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”. “Po ashtu, në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës, numërimi i të cilave do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Elezi tha se “pas numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e rezultateve të plotësuar në vendvotime, proces i cili është zhvilluar dhe po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit, në platformën elektronike janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …