Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Janë rinumëruar 65 për qind e vendvotimeve të përcaktuara për rinumërim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërim. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se nga fillimi i këtij procesi më 13 janar 2026 dhe deri më 25 janar, janë rinumëruar gjithsej 1 mijë e 662 vendvotime nga 2 mijë e 557 sa janë në total, që përbën rreth 65 për qind të tyre. Elezi ka theksuar se procesi po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe transparente, ndërsa rezultatet pas rinumërimit të secilit vendvotim publikohen dhe mund të ndiqen në platformën zyrtare të KQZ-së për rezultate.KQZ-ja ka bërë të ditur se rinumërimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, derisa të përfundojë për të gjitha vendvotimet e përfshira në vendimin për rinumërim, me qëllim garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe saktësisë së rezultateve përfundimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale thotë se respekton Kushtetutën e Kosovës, kritikat ndaj saj vazhdojnë

Gjykata speciale në Hagë ka deklaruar se në proceset gjyqësore po respektohen të drejtat e …