Komisioni Qendror Zgjedhor njofton se regjistrimi për votim përmes postës mund të bëhet deri më 18 gush

KQZ: Procesi i votimit po zhvillohet me rregull të gjitha qendrat e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i votimit po zhvillohet me rregull të gjitha qendrat e votimit. Gjatë konferencës për medie, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orarin e paraparë. Procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Ai shtoi më tutje se janë rreth 30 mijë vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar procesin zgjedhor. Qendrat e votimit u hapënnë ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës garojnë: 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …