Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar ndarjen aktuale të mandateve në Kuvendin e Kosovës, bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje mbetet forca më e madhe politike në vend, duke siguruar 49 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 24 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet me 19 deputetë.
Lista Serbe ka fituar 9 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 8 ulëse në legjislaturën e re.
Nga partitë e komuniteteve joshumicë, KDTP ka siguruar 2 mandate, ndërsa nga një ulëse kanë fituar Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Koalicija Vakat, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Socialdemokratska Unija (SDU), Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), Jedinstvena Goranska Partija dhe PSA.
KQZ ka njoftuar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare pritet të shpallen më 26 qershor, ndërsa certifikimi i tyre është planifikuar të përfundojë deri më 6 korrik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
