Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ: Rezultatet përfundimtare të radhës së dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave, pritet të shpallen së shpejti

Rezultatet përfundimtare të radhës së dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave të cilat janë mbajtur më 14 nëntor, pritet të shpallen së shpejti. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë me dije se ky institucion është duke u angazhuar në përmbylljen e procesit zgjedhor.  “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u angazhuar që ta përmbyllë procesin e zgjedhjeve lokale, i cili ka filluar në mes të muajit qershor, kur ishte shpallur data e zgjedhjeve. Deri më tani, KQZ-ja ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për 38 kuvendet komunale dhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetarë të 17 komunave që janë mbajtur më 17 tetor. Në proces është shpallja dhe certifikimi i rezultatit përfundimtar të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave që u mbajtën më 14 nëntor”, ka thënë Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …