Vetëvendosje

Arton Muhaxheri: Rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet vendore tregon se me mashtrime nuk mund të qeveriset

Rezultati i dobët i Lëvizjes Vetëvendosje në rundin e dytë të zgjedhjeve më 14 nëntor është sinjal se me mashtrime nuk mund të qeveriset, thotë për Ekonominë Online ish-anëtari i PDK-së, Arton Muhaxhiri. I pritshëm për të ka qenë rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje më 14 nëntor, derisa thotë se qytetarët e kanë ndëshkuar, duke e lënë vetëm me katër komuna, pasi siç thotë Muhaxhiri, qytetarët e kanë kuptuar se Albin Kurti dhe partia e tij janë mashtrues. “Realisht, është rezultati që qytetarët e Kosovës e kanë dhënë edhe në zgjedhjet e tetorit dhe në ato të balotazhit, kanë vendosur që Lëvizjen Vetëvendosje ta lënë veç me katër komuna dhe mendoj që ka qenë e pritshme, për shkak se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar mashtrimin që kjo Qeveri ua ka bërë qytetarëve të Kosovës. Është për t’u përshëndetur ky veprim i qytetarëve, të cilët me kohë e kanë kuptuar që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë mashtrues dhe si të tillë kanë përfunduar në zgjedhjet e tetorit dhe në ato të balotazhit, ku ata kanë arritur t’i marrin vetëm 4 komuna, kështu do të përfundojnë të gjithë ata që mendojnë ta mashtrojnë qytetarin e Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …