Qëndron Kastrati: Aleatët e Vetëvendosjes në Dardanë, më shkaktuan humbje në zgjedhjet e balotazhit

Qëndron Isa Kastrati  ka deklaruar se  njëra prej arsyeve që ai e humbi garën për kryetar të Kamenicës është reforma në arsim. Ndërkohë ai ka treguar se ishin aleatët e Vetëvendosjes në Kamenicë, që i shkaktuan atij humbjen e pushtetit në këtë komunë. “Kanë qenë bashkë së pari ish-kryetari i Komunës, Begzad Sinani, Aleanca Kosova e Re, ish-kryetari Shaip Surdulli, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila në  dy ditët e fundit iu ka bashkuar atyre, të cilët edhe kanë pasur marrëveshje me Listën Serbe”, tha Kastrati. Ne nuk e kemi pasur mundësinë t’ i premtojmë dikujt punë në qeveri ose në qendër, por edhe nuk e kishim bërë një gjë të tillë. Nuk mund t’ i kishim premtuar dikujt punë që është nën hetime për shkak të të kaluarës së tij në pozita ministrore”, tha Kastrati. “Disave prej tyre u është premtuar pozita në qendër në Prishtinë, qoftë në qeveri, qoftë në  universitete apo ndërmarrje publike.  Ndërsa me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë qenë pesë drejtori, 50 për qind të drejtorëve të shkollave edhe 50 për qind të zënëve me punë  në administratë”, ka saktësuar Qëndron Kastrati, djali i heroit të kombit, Isa Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …