Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Qorraj nga Pemishta e Skenderajt, Ramiz Qorrajt 69 vjeç dhe mbesës së tij, Arbëresha Qorraj 12 vjeç, në një aksident të rëndë komunikacioni.
Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qorraj, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë e cila na ka prekur të gjithëve.
Në shenjë respekti dhe solidariteti për familjen për këtë tragjedi të rëndë, ju njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet e planifikuara për sonte në kuadër të manifestimit “Ditët e Mërgatës”!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
