Toby Cadman: Kërkoj përjashtimin e krerëve të Gjykatës Speciale, për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë

Toby Cadman- ish-avokati i Haradinajt: Gjykata Speciale po funksionon pa transparencë dhe pa kontroll të jashtëm

Gjykata speciale në Hagë po përballen me kritika të reja për mungesë transparence, llogaridhënieje dhe mbikëqyrjeje të pavarur. Këto vlerësime janë bërë nga avokati britanik Toby Cadman, ish-mbrojtës i Nasim Haradinajt, në një analizë të publikuar pas raportit paraprak të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit. Cadman thekson se, megjithëse kuadri ligjor i Gjykatës është në përputhje me standardet ndërkombëtare, problemi kryesor qëndron në mënyrën e zbatimit të tij dhe në mungesën e mekanizmave të jashtëm që do të garantonin kontroll dhe përgjegjësi institucionale. Sipas tij, në gjykatën speciale janë izoluar jo vetëm nga ndikimet politike, por edhe nga çdo formë e mbikëqyrjes së pavarur. Në analizë kritikohet edhe reagimi i Gjykatës ndaj raportit të BHRC-së, duke pretenduar se institucioni shmangu adresimin e shqetësimeve kryesore dhe u përqendrua në argumente procedurale, në vend që të debatonte mbi çështjet e ngritura për të drejtat e njeriut dhe standardet e një gjykimi të drejtë. Cadman ngre shqetësime edhe për praktikën e informimeve konfidenciale të drejtuesve të Gjykatës me diplomatë të Bashkimit Evropian, të cilët janë njëkohësisht financues të institucionit. Sipas tij, komunikime të tilla cenojnë perceptimin për pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatës, ndërsa mungesa e transparencës dëmton besimin e publikut. Ai vlerëson se legjitimiteti i një gjykate nuk ndërtohet duke refuzuar kritikat, por duke pranuar monitorimin e pavarur dhe duke garantuar transparencë në çdo aspekt të funksionimit të saj. Në përfundim, Cadman paralajmëron se një institucion që kërkon llogaridhënie nga të tjerët, por nuk pranon kontroll mbi veprimtarinë e vet, rrezikon të humbasë besueshmërinë mbi të cilën është ndërtuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Tërnava: Dhimbja e tyre është dhimbja e gjithë shoqërisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për …