Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ: Tërheqja e shortit për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit do të bëhet me 11 shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur për datën kur subjektet politike mund ta tërheqin shortin për radhitje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti. “Tërheqja e shortit për radhitjen e Subjekteve Politike në Fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit do të mbahet të hënën (11 shtator)”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Gjatë periudhës dymujore (22 qershor – 22 gusht) kanë aplikuar gjithsej 91 subjekte politike – 35 parti politike; 1 koalicion; 30 Iniciativa Qytetare; dhe 25 kandidatë të pavarur (për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komuna të ndryshme).

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …