Memli Krasniqi: Është mirë të kthehemi edhe njëherë të qytetarët dhe ta marrim vlerësimin e tyre

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se kolicionin e ka  mbështetjen e nevojshme nga ana e deputetëve për ta votuar Qeverinë Haradinaj.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se kolicionin e ka  mbështetjen e nevojshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta votuar Qeverinë Haradinaj. Ai ka thënë se seanca konstituive mund të mbahet javën e ardhshme dhe, sipas tij, s’do të humbet aspak kohë nga seanca konstituive deri tek seanca për votimin e Qeverisë. Ai nuk ka dashur të tregojë se cilit subjekt i përkasin deputetët që do ta votojnë Qeverinë e PAN-it, por ka thënë se shumë shpejt ata do ta bëjnë publike mbështetjen e tyre për Qeverinë Haradinaj. Sipas Krasniqit, marrëveshja është arritur me deputetë individualisht meqë koalicioni PAN s’ka mundur të mbetet peng i inateve të dy partive që kanë refuzuar ftesat e takimit me Haradinajn. “Siç kemi deklaruar edhe herëve të tjera, tashmë çështja e mbështetjes së nevojshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta votuar Qeverinë është çështje e kryer. Pra, pas konstituimit të Kuvendit do të jetë një mbështetje për ta votuar Qeverinë e koalicionit PAN dhe mandatarin për kryeministër, Ramush Haradinaj. Natyrisht se nuk është e drejtë që tani unë të them se cilët janë ata deputetë, meqë deputetët e kanë mandatin e personal si dhe subjektivitetin e tyre dhe ata së shpejti do ta bëjnë publike mbështetjen e tyre”, është shprehur Krasniqi për “Epokën e Re”.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …