Në komunën e Malishevës u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport

Në mbledhjen e dytë të rregullt të Komitetit për arsim, kulturë, rini dhe sport në komunën e Malishevës, të cilën e udhëhoqi, kryesuesi, Januz Kastrati, mori pjesë, drejtoresha për arsim dhe edukim e komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi. Ajo para anëtarëve të komitetit, paraqiti raportin për gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2023/24, ku i informoi të pranishmit me rezultatet e arritura të nxënësve, punën dhe përkushtimin e obligimin si dhe detyrat e mësimdhënësve, realizimin e planprogrameve mësimore dhe jashtkurrikulare, vijueshmërinë e nxënësve, personelit arsimor e teknik dhe të udhëheqësve të shkollave, lëvizjet e nxënësve brenda dhe jashtë vendit, vizitat e  drejtpërdrejta në shkolla  dhe takimet me prindër e kuadro mësimore, mungesat si dhe vështirësitë e shfaqura gjatë kësaj periudhe mësimore. Njëherit foli edhe për projektet e reja në investimet që po bëhen në institucionet shkollore e çerdhe, dhe krejt në fund, kërkoi bashkëpunim të gjithanshëm dhe profesional me të gjithë kapacitetet që kemi si shoqëri, ku si objektivë madhore së bashku ta kemi dhe ta realizojmë, mësimdhënien cilësore dhe gjithëpërfshirjen e nxënësve si dhe bashkëpunimin,  që nga drejtoria për arsim dhe edukim, shkollat, nxënësit dhe prindërit e në veçanti, ekipet profesionale të komunës dhe pedagogëve. Anëtarët e komitetit, vizituan edhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘ Ismet Jashari- Kumanova’, në fshatin Temeqinë dhe atë ‘Dëshmorët e Kombit’, në fshatin Ngucat.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …