Krasniqi: NISMA nuk duhet ta përjashtonte mundësinë e koalicioneve me asnjë parti politike, përfshirë edhe PDK-në

Krasniqi: NISMA nuk duhet ta përjashtonte mundësinë e koalicioneve me asnjë parti politike, përfshirë edhe PDK-në

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, është pro një koalicioni me PDK-në. Ai përmes një shkrimi, ka shkruar se sipas mendimit të tij, Nisma Socialdemokrate nuk duhet ta përjashtonte mundësinë e koalicioneve me asnjë parti politike, përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës. Krasniqi ka thënë se në një situatë të tillë, sikur të ndodhte oferta për koalicion me PDK-në apo ndonjë parti tjetër, Nisma Socialdemokrate do të duhej t’i parashtronte kërkesat e saja. “Kandidati për kryeministër nga ky koalicion do të duhej të ishte një kandidat (shumë kompetent e jo si deri më tani) që nuk është kryetar i subjekteve politike (është e preferueshme). Mbase në një situatë të tillë, kandidati duhet të jetë nga NISMA Socialdemokrate, kandidati duhet të disponoj përvojë politike dhe institucionale të njohur nga publiku ynë”, ka shkruar në mes tjerash Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …