Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Krasniqi: Propozimi i Murat Jasharit për kryeminister të vendit të jetë për një apo më shumë mandate të plota

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përkrahur idenë e Vjosa Osmanit që vendi të ketë një qeveri teknike me kryeministër Murat Jasharin. Ai ka shkruar se çdo propozim që do t’i jepte mandatin e plotë qeverisës Murat Jasharit do ta mbështesnin pa kurrfarë rezerve. “Mendojmë se është moment i duhur që propozimi për Murat Jasharin si kryeministër të Kosovës të jetë propozim për një apo më shumë mandate të plota, sepse kemi bindjen se ai do të jetë vërtet unifikues në këto momente jetike për fatin e shtetit tonë. Në të kundërtën, propozimet nuk mund të jenë të sinqerta dhe kanë si prapavijë instrumentalizimin e Murat Jasharit në funksion të thellimit të përçarjes”, ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet pa fokus social, ekonomik dhe diplomatik janë mashtrim për qytetarët

Diplomati Blerim Canaj ka kritikuar ashpër qasjen aktuale politike ndaj zgjedhjeve, duke thënë se hyrja …