Brickos

Është sulmuar Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë, në Ukrainë

Kremlini zyrtar ka hedhur poshtë akuzat për bombardimin e Konsullatës së nderit të Shqipërisë në qytetin, Harkov të Ukrainës

Përmes një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zaharova hodhi poshtë akuzat e Ministrisë  së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, e cila tha se në 6 mars u sulmua konsullata e nderit të Shqipërisë. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet që pretendohet se janë të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Harkov. Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut“, u shpreh Maria Zaharova. Ishte ministria e Jashtme për Evropën e Shqipërisë ajo që e dha lajmin e sulmit të konsullatës tonë në Harkov.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …