leoni

RKL

RKL: Një Projekt-ligj që shpërfillë normat morale, njerëzore, fetare e pse jo edhe ato politike e kombëtare

Ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, i ashtuquajturi Projekt-kod Civil, për martesat brenda së njëjtës gjini,  nuk ka kaluar në lexim të parë, pasi 29 vota  të deputetëve ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kishin  abstenuar.

Pra së gjithash duhet pranuar faktin se këtë projekt ligj nuk e kanë shpikur ligjvënësit e Kosovës, por është njëri ndër kushtet kryesore për integrim në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera të Evropës. Si i tillë, ky projekt ligj kërkon  të lejojë martesat brenda gjinisë së njëjtë, të legjitimohen dhe të ruhen ato  dhe krejt perversitetet e tjera, që i kërkon një komunitet krejt pakicë, por degjenerik, i cili mbështetet financiarisht nga paraja e pistë dhe nga  shumë OJQ  mercenare dhe shkel mbi normat morale e kushtetuese të vendit, shkel traditën morale, fetare e njerëzore, por për faqe të zezë të njerëzimit, kjo njollë po legjitimohet në shumë vende të botës, veçmas në Evropën e “qytetëruar”, e cila prin në këtë drejtim.

Qeveritarët në pushtet e dinë fare mirë se ky kusht i BE-së, nuk është një shaka, nuk është thjesht një ofertë për “qytetërim modern” në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, por është një “kafshatë” që doemos do të kapërdihet, pavarësisht sa e hidhur dhe neveritshme që është. Kjo është një normë,  që ka një kusht, i cili kushton shumë shtrenjtë, një normë që provokon ndërgjegjen morale, para asaj politike. Aprovimi i një marrëzie të tillë, doemos se shkakton dilema, ndasi, përçarje në pikëpamje politike, në radhë të parë sepse, fyen normat morale njerëzore, të cilat e dallojnë njeriun nga bota e shtazëve. Por, për ata që kërkojnë të mbijetojnë në politikë, dhe politika për ta është mbi moralin, mbi qytetërimin, mbi fenë, mbi ligjet dhe kodekset kombëtare e ndër-njerëzore.

Kjo dilemë mes moralit  dhe politikës, doli sheshit në Kuvendin e Kosovës. Madje doli më ndryshe sesa do të mund të kishim parashikuar. Më shumë se gjysma e deputetëve të Vetëvendosjes, zgjodhën moralin, jo politikën për të bërë moral. Gjysma tjetër, me kryetarin e Kuvendit në krye, zgjodhi mbijetesën politike mbi moralin. Ata që nuk morën pjesë në votim dhe ata që abstenuan, e shfrytëzuan të drejtën për të mos u deklaruar, edhe pse realisht ata janë deklaruar, por u mungoi guximi për të votuar  publikisht për apo kundër. Pavarësisht se në heshtje, ata e kapërdinë turpin, nëse e konsiderojnë si turp. Përderisa një deputet nuk merr qëndrim kundër një “norme” të tillë amorale e antinjerëzore, ai mbetet në pozitë, dele as dash, ose deledash, as mish as peshk.

Është trimërues fakti se deputetët, të cilët votuan kundër,  stopuan këtë zezonë, por vetëm përkohësisht sepse ky projektligj do të kthehet e do të rikthehet në Kuvend, krejt derisa ta marrë aprovimin e numrit të mjaftueshëm të deputetëve që parashihet me Rregulloren e caktuar, ose derisa të gjendet një zgjidhje tjetër ligjore.

Pro Projekt-kodit Civil, që lejon orgjitë shtazarake e të ashtuquajturit komunitet  LGBT+ votuan:

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca  dhe 25 deputetë të Vetëvendosjes:

Mimoza Kusari-Lila, Vasfije Krasniqi, Armend Muja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Avni Dehari, Artan Abrashi, Fitore Pacolli, Jahja Koka, Haki Abazi, Ardian Gola, Arbër Rexhaj, Dimal Basha, Mirsat Shkreta, Doarsa Kica-Xhelili, Besim Muzaqi, Arjeta Fejza, Jeta Statovci, Shqipe Selimi-Mehmeti, Gani Krasniqi, Tinka Kurti, Enver Haliti, Yllza Hoti, Agon Batusha, Salih Zyba dhe Venedis Lahu.

Votuan kundër këtij projektligji amoral:

Labinotë Demi – Murtezi, Eman Rrahmani, Burim Karameta, Gramoz Agusholli, Visar Korenica, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Drita Millaku, Fjolla Ujkani, Ekrem Mustafa, Alban Bajrami, Valon Ramadani, Milazim Salijaj, Nijazi Isaku, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Bekë Berisha, Albana Bytyçi, Mërgim Lushtaku.

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

Abstenuan, Gazmend Gushinca, Hydajet Hyseni, Mirlinda Tishukaj – Sadiku, Driton Hyseni.

Një pjesë e madhe e deputetëve të LDK-së dhe PDK-së edhe pse ishin të pranishëm  në sallë në momentin e votimit, nuk morën pjesë në votimin e këtij projekt-kodi amoral.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skënder Demaliaj: Adoleshentët, shkolla, familja dhe shoqëria I

Sjelljet devijante të adoleshentëve e kanë burimin në faktorët ekonomikë, socialë dhe psikologjikë. Baza është …