Kreshnik Çollaku: PD është e përçarë me një përçarje të pakuptimtë, por më e keqe është ndarja e saj

Kreshnik Çollaku: PD është e përçarë me një përçarje të pakuptimtë, por më e keqe është ndarja e saj

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, është shprehur se platforma që ka paraqitur Enkelejd Alibeaj pak ditë më parë për bashkimin e demokratëve është e duhura. “PD është e përçarë. Është një përçarje e pavetëdijshme e pakuptimtë. Më e keqja nuk është përçarja por ndarja. Në këtë situatë vjen dhe vendimi i Gjykatës, ku kursi i përplasjes së konfliktit dhe në nivel gjyqësor është një fakt.  Me vendimin e sotëm, praktikisht duket se çështja do të vijojë të zgjidhet në Gjykatë, është një zgjidhje civile, qytetare dhe e favorshme, por është një zgjidhje e ligjit. Kemi dhe pak ditë që kjo përçarje është platforma me një vullnet pozitiv e paraqitur nga Alibeaj, mbështetur nga 32 deputetë. Platforma e Alibeajt shmang ndarjen. Kjo platformë do të mundësojë secilën palë të përfshihet. Platforma është zgjidhja politike e kësaj situate. Platforma është një zgjidhje politike, për të ndalur proceset e njëanshme. Nuk ka asnjë degë të vendit ku është e përfshirë e gjithë  struktura. Në rast se shkohet drejt këtij procesi të njëanshëm, kjo përçarje i vë vulën ndarjes, sepse njëra palë ngelet jashtë. Platforma e deputetëve shmang pikërisht rrezikun e ndarjes., u shpreh Çollaku.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …