Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i kujton të rënët në masakrën në Bukosh të Therandës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i kujtoi të rënët e masakruar nga Serbia, në Bukosh të Therandës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën në Bukosh të Therandës. Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se të rënët për liri na obligojnë të kërkojmë pareshtur drejtësi. “Dhembja do të na përcjellë tërë jetën, si shoqëri e si komb. Të rënët për liri na obligojnë të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe ndëshkim të atyre, që urdhëruan gjenocidin kundër popullit shqiptar. Sot përulemi para të rënëve në Bukosh të Suharekës, njëzetedy vjet më parë. Kujtimi për ta mbetet i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …