Kreu i Qeverisë, Haradinaj: Kosova e anëtarësuar në Interpol i shërben luftimit të krimit transnacional

Kreu i Qeverisë, Haradinaj: Kosova e anëtarësuar në Interpol i shërben luftimit të krimit transnacional

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështja të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco. Ai më këtë rast ka theksuar se Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

“Kosova është e angazhuar për fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme në rajon. Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Stabilitetit dhe Sigurisë, Pete Marocco, e informova për veprimet që ka ndërmarrë Qeveria për parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm, dhe në këtë aspekt ne qëndrojmë të paluhatur përkrah aleatëve tanë. Kosova e anëtarësuar në Interpol i shërben luftimit të krimit transnacional. Në këtë drejtim, përkrahja e shteteve mike, veçanërisht ShBA-ve për vendin tonë, është e domosdoshme, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjërë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tensione në protestën në Tiranë, policia ndërhyn me autobotë pranë Ministrisë së Brendshme

Protesta e zhvilluar në Tiranë, e cila për disa orë vijoi pa incidente përpara Kryeministrisë, …