Nexhat Llumnica

Nexhat Llumnica: Protesto që të respektojnë!

Të nderuar punëmarrës të Kosovës,të sektorit privat dhe publik,të nderuar qytetarë të papunë, ka filluar shprehja e pakënaqësisë ndaj drejtave të punës me protesta sepse ka arsye të shumta për të Protestuar.

Mos respektimi ligjit të punës, Marrëveshjes kolektive ,njohja e përvojës së punës të vitit 1990-99 ,siguria në punë,sigurimi shëndetësor si dhe papunësia dhe varfëria e qytetarëve të Kosovës na bëjnë shumë me arsye për të Protestuar.

Ngritja e zërit me Protesta do të thotë shprehje e pakënaqësisë në mënyrë demokratike dhe paqësore para përfundimit të durimit.

Prandaj edhe ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës solidarizohemi me punëtorët e Trepçës,KEDS-it,Zjarrfikësit,administratës së gjykatës etj, por nuk po mund ta kuptojë të gjitha këto degë sindikale janë pjesë e BSPK-së dhe po protestojnë pothuajse për të njëjtat kërkesa,shtrohet pyetja për çfarë arsye nuk protestohet bashkë si një trup sindikal të organizuar mirë?

I bëjmë thirrje publike kryetarit të BSPK-së z. Avni Ajdini dhe kryesisë së BSPK-së që urgjentisht të analizojnë situatën aktuale të punëtorëve të Kosovës dhe të bashkohemi të gjithë si nje trup ta ngrisim zërin të gjithë së bashku dhe vetëm kështu mund të realizohen kërkesat tona.

PROTESTO që të respektojnë!

Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës:

Nexhat Llumnica

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …