Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili: Është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili: Është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postimi ka bërë të ditur se është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim fal lëshimit 24 orë në ditë e 7 shtatë ditë në javë të shërbimit për kujdesin e zemrës në QKUK.

“Hiqet lista e pritjes për stentime në QKUK! Pas disa muajve punë intensive, lëshimi 24 orë në 7 shtatë ditë të javës i shërbimit për kujdesin e zemrës dhe stentim në QKUK, ka dhënë rezultatet e saj. Sot u njoftova se është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim. Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti nuk është emergjent. Nga janari i vitit 2018, janë realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime. Ngadalë do t’i heqim listat e pritjes nëpër spitalet dhe klinikat tona, dhe qytetarët do të marrin trajtimet e kërkuara në kohën e duhur”, ka shkruar ministri Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …