Kreu i SPAK-ut në Shqipëri, Arben Kraja ka folur për organizimin e grupeve kriminale të cilat po i arreston Policia e Shtetit

Kreu i SPAK-ut në Shqipëri, Arben Kraja ka folur për organizimin e grupeve kriminale të cilat po i arreston Policia e Shtetit

Kreu i SPAK-ut në Shqipëri, Arben Kraja në një konferencë për mediet duke folur për grupet kriminale të cilat po i arreston Policia e Shtetit  tha se  këto grupe karakterizohen nga dhunë e egër me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë. Sipas tij, pjesëtarët e grupeve kriminale paguajnë shuma të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve, me një organizim të një shkalle të lartë. Ajo që është karakteristikë për këta grupe kriminale është dhuna e egër e treguar në kryerjen e krimeve, si dhe pasojat shumë të rënda të ardhura nga vendimet kriminale. Pjesëtarë të një grupi kriminal në raste të ndryshme bashkëpunojnë me grupe  të cilët janë kundërshtarë të njëri-tjetrit, hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave, të cilët i konsideronin si kundërshtarë. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon për një shkallë shumë të lartë organizimi dhe në këtë mënyrë edhe shkallë shumë të lartë rrezikshmërie shoqërore”, theksoi, Arben  Kraja.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …