BSPK

Përfaqësuesit më të lartë të Federatave Sindikale, anëtare të BSPK-së, nesër mbajnë protesta në Prishtinë

Përfaqësuesit më të lartë të Federatave Sindikale, anëtare të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës u pajtuan që më 20 maj të mbahet protesta e federatave dhe shoqatave sindikale. “Këshilli organizativ, i caktuar në takimin e 4 prillit, do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës e cila do të nisë me marshin prej sheshit “Zahir Pajaziti” në orën 13:00, pastaj vazhdon drejt sheshit “Nëna Terezë” dhe vendtakimi do të jetë te sheshi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ku para ndërtesës së Qeverisë, sindikalistët do të parashtrojnë sërish publikisht shqetësimet reale dhe kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës”, ka njoftuar BSPK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …