Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Kriza politike rrezikon zgjedhje të reja: KQZ, përballet sërish me barrë të rëndë organizimi

Nuk ka kaluar as një muaj nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025, por vendi mund të përballet shumë shpejt me një tjetër proces zgjedhor. Kjo situatë e pazakontë po e vendos sërish në qendër të presionit institucional Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, i cili vetëm gjatë vitit të kaluar organizoi katër procese zgjedhore. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se një proces i ri zgjedhor brenda një kohe kaq të shkurtër përbën sfidë serioze për institucionin dhe stafin e tij, megjithëse KQZ-ja do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor nëse kërkohet organizimi i zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se aktualisht nuk ka diskutime për buxhetin e një procesi të ri, por në rast të shpalljes së zgjedhjeve, KQZ-ja do të detyrohet të planifikojë shpejt financimin dhe organizimin, përfshirë edhe mundësinë e shkurtimit të afateve ligjore për zhvillimin e procesit. Nëse kriza politike vazhdon, KQZ-ja rrezikon të përballet sërish me organizimin e një tjetër procesi të parakohshëm zgjedhor – një barrë institucionale që po përsëritet gjithnjë e më shpesh në skenën politike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa: Toka e Kosovës s’është “dhuratë” e askujt

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar pas deklaratave të …