Kroacia bllokon hapjen e negociatave të Serbisë për anëtarësim

Kroacia bllokon hapjen e negociatave të Serbisë për anëtarësim

Ndryshe nga elita politike në Kosovë e cila përmes bisedimeve të pakushtëzuara e ka avancuar pozitën ndërkombëtare të Serbisë, veçmas integrimin e saj në BE, Kroacia vazhdon të jetë e pakompromis me Beogradin. Zagrebi për të dytën herë me radhë ka bllokuar hapjen e kapitullit 23, që ka të bëjë me drejtësinë, në negociatat e Serbisë për anëtarësim në BE. Shteti kroat ka dëshmuar se është rigoroz në kërkesën e tij që Serbia të përballet me të kaluarën e saj. Zyrtarët kroatë citohen të kenë thënë se “pasi nuk ka pasur përparim ne nuk kemi ndryshuar qëndrimin tonë” dhe kështu BE-ja nuk ka mundur të bëjë hapin e saj të radhës në këtë proces”.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …