leoni

Edi Rama

Kronen Zeitung: Ilir Meta pagoi 700 mijë dollarë në një kompani për të lobuar LSI-në

Pak ditë më parë gazeta austriake,  “Kronen Zeitung” publikoi një lajm për lobimin e Ilir Metës dhe LSI në SHBA pa i deklaruar këto në organet përgjegjëse. Në media është publikuar një investigim i gjatë në lidhje me lobingjet e Metës për të blerë mbështetjen amerikane. Më 20 janar të 2017-s, Ilir Meta shpërndau një foto krah Petrit Vasilin. Ndodheshin në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump. Meta ishte në ditët e fundit si kryetar i Kuvendit. Në njoftimin e shpërndarë nga Kuvendi thuhej se ai ndodhej në Uashington si ‘i ftuar në ceremoninë zyrtare nga drejtuesit republikanë të Kongresit dhe Senatit amerikan’. Mediat pranë LSI-së thanë se ‘prania e Metës dhe Vasilit në ceremoninë e inaugurimit të Trump ka dëshmuar edhe njohjet e “vjetra” të zyrtarëve më të lartë të LSI-së me zyrtarët më të lartë të administratën e re të Donald Trump’. Në artikujt e tyre, këto media kujtonin një takim të organizuar në Uashington mes Ilir Metës dhe Mike Pence në 2013. Pence në atë kohë ishte kongresist, ndërsa në 2017-n zgjidhej si zëvendës-kryetar. Por, e vërteta është se pas fotos së Ilir Metës dhe Petrit Vasilit nga ceremonia e inaugurimit të Donald Trump nuk qëndrojnë ‘njohjet e vjetra’ të Metës, apo të LSI-së. Pas tyre qëndrojnë mijëra dollarë, që Ilir Meta ka paguar për të lobuar në emër të LSI-së dhe emrin e vet personal në Uashington. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …