Gjatë katër muajve të parë të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 10 vrasje, disa prej të cilave nga plumbat qorr

Sipas raportit zyrtar të policisë pesë muajt e fundit kanë ndodhur rreth 30 vrasje në Kosovë

Hajrullah Tërnava, ekspert i sigurisë, ka deklaruar se zanafilla e krimeve  është  nëpër  institucione. Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës në pesë muajt e fundit kanë ndodhur rreth 30 vrasje.   Tërnava ka thënë se situata në të cilën gjendet Kosova është shqetësuese, sa i përket rritjes së numrit të vrasjeve. Zanafilla e krejt këtyre vrasjeve është te një kohë në këtë sistem që institucionet e shtetit janë mjaft të kriminalizuara dhe në krye të tyre janë punësuar njerëz, me të njohur. Nuk luftohet krimi ashtu siç duhet, sa njeri ka armë pa leje, ku po i marrin ata. Megjithatë, ai nuk i lë në faj vetëm dorasit të cilët e kryejnë krimin.  “Nuk po ndodhin rastësisht por edhe fajin nuk po ia lë vetëm vrasësit, sepse ai është dashur të jetë në burg për veprat që nuk është dënuar dhe ta kishte përjetuar atë burg ashtu siç duhet, dhe nuk do të kishim rastin që të dëgjojmë që ai prapë po bën vepër, po bëhet recidivist, po i vazhdon veprat e vrasjes”, ka thënë, z Tërnava. Shkaqet e vrasjeve vijnë nga ndikimi i drogës. Krimet e rëndomta që po kryhen janë nga shkaqet si vjedhja, shitja dhe shpërndarja e drogës, mashtrimi, haraçi, paratë me fajde e të tjera, saktësoi eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …