Rrahman Jashari

Krye sindikalisti i Arsimit, Rrahman Jashari paralajmëron protesta më 4 dhjetor

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Rrahman Jashari, ka paralajmëruar se në rast se Qeveria Kurti nuk i plotëson kërkesat e tyre, atëherë do të ketë protesta të fuqishme para Qeverisë. “ Jemi duke i kontaktuar udhëheqësit e Këshillave të Prindërve, të të gjitha komunave në mënyrë që bashkë me ta, të angazhohemi dhe të vijmë deri te dialogu dhe marrëveshja. Nëse protesta e 4 dhjetorit nuk ndikon në reflektimin e Qeverisë, SBASHK-u do të organizojë një tjetër protestë më masive, më 18 dhjetor. “Do t’i kemi të përfshirë kryetarët e të gjitha shoqatave sindikale nga e tërë Republika e Kosovës, duke përfshirë këtu shoqatat sindikale nëpër çerdhe, shoqatat sindikale të arsimit parauniversitar dhe shoqatat sindikale nga universiteti. Shpresojmë në kalimin e Ligjit të Pagave, gjë që do të kursente organizimin e protestave dhe eventualisht edhe grevave por nëse vjen deri të greva, nuk do të zëvendësohen as ditët e as orët e humbura” ka paralajmëruar kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku-Sadriu: Qeveria Kurti e ka futur Kosovën në sanksione dhe krizë të thellë institucionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në …