Faton Klinaku

Krye-veterani Faton Klinaku, njoftoi se të mërkurën do të paraqitet në komisionet parlamentare Ligji që rregullon pagën minimale

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se të mërkurën do të paraqitet në komisionet parlamentare Ligji që rregullon pagën minimale. Ai ka thënë se janë duke u bërë përpjekje që veteranët e UÇK-së të mos jenë pjesë e pagës minimale. Klinaku ka fajësuar deputetët e Vetëvendosjes se janë duke punuar kundër veteranëve të UÇK-së. Lidhur me këtë veprim, Faton  Klinaku ka kërkuar nga veteranët e UÇK-së që të bëhen gati për të protestuar. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, disa prej të cilëve  janë edhe veteranë të luftës së UÇK-së, për shkak të partisë apo liderit vazhdojnë që të punojnë kundër interesave të veteranëve. Pasnesër, e mërkurë, do të paraqitet në komisione paga minimale dhe bëhet përpjekje që me përkrahjen e komisionit të hiqen veteranët. Edhe pse nuk besoj se do të kenë vota të mjaftueshme që pushteti të merr përkrahjen e komisionit lidhur me këtë. Synohet pastaj që kjo çështje të paraqitet pa përkrahjen e komisioni në Kuvend, por ne duhet të jemi të gatshëm për protesta”, ka shkruar Faton Klinaku.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …