leoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përshëndeti nisjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe, “Mbrojtësi i Evropës 2021″

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përshëndeti nisjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe, “Mbrojtësi i Evropës 2021″

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përshëndeti sot nisjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe, drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA-së ““Mbrojtësi i Evropës 2021″.ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Rama u shpreh se, organizimi për herë të dytë në Shqipëri i stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë është një privilegj i posaçëm për FA-të e Shqipërisë, të cilat janë pritëse dhe pjesëmarrëse të kësaj stërvitjeje. Rama vlerësoi se, organizimi i  stërvitjeve, “Mbrojtësi i Evropës 2021″, për herë të dytë në Shqipëri vë në pah edhe përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake, falë edhe mbështetjes së paçmuar të aleatëve tanë amerikanë dhe aleatëve të tjerë të vendeve të NATO-s. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar dhe sot, e ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimit krah për krah me Shtetet e Bashkuara si bashkë pengë mbajtëse për çështjen e Ukrainës, ajo merr një profil dhe një rol, që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe e vë në dukje se çfarë përparimi dhe çfarë pjekurie ka arritur vendi ynë, ka thënë Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …