Kryekuvendari Veseli me maskë në kokë në Kuvend

Edhe përpjekja e tretë e kryekuvendarit,  Kadri Veseli për të vazhduar punimet ka dështuar sikur dy përpjekjet paraprake për shkak të tymit lotsjellës që kanë hedhur deputetët e opozitës. Ai, me qëllim për të qëndruar në sallë, kishte vënë një maskë kundër tymit, por ka qenë i kotë qëndrimi më tej në sallën e Kuvendit.  Veseli sërish ka dhënë pesë minuta pauzë, në përpjekje me çdo kusht të vazhdojë punimet e Kuvendit. Herën e dytë dhe të tretë të hedhjes së gazit lotsjellës nuk ka hyrë në sallë kryeministri, zëvendësi i tij dhe asnjë nga ministrat.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Arsimit në interpelancë deklaroi se edukimi mbetet një prioritet kombëtar

Arsim Bajrami kërkon rrëzimin e NPK-së në apel: Thelbi i betejës juridike është prova, jo konteksti i luftës

Profesori i së drejtës, Arsim Bajrami, ka vlerësuar se një nga çështjet qendrore të procesit …