Kryekuvendari Veseli po qëndron në Plavë e Guci në manifestimin tradicional që zhvillohet çdo vit në Vuthaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në manifestimin tradicional që zhvillohet çdo vit nën hijen e rëndë të bjeshkëve të fshatit Vuthaj. Kosova është veçanërisht mirënjohëse për kontributin e bijve e bijave të Plavës dhe Gucisë në art, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, ekonomi, politikë e të gjitha fushat e tjera shoqërore. Kosova ka shumë borxhe ndaj kësaj treve, dhe një ndër borxhet më të mëdha që ka është ndërtimi i rrugës Deçan Plavë. Prandaj iu premtova se atë borxh kemi për ta larë shumë shpejt duke përshpejtuar punimet, në mënyrë që ato male që na ndajnë të çahen sa më parë me një tunel, që do të na lidh si asnjëherë më parë. Po ashtu i sigurova se sa më shumë të konsolidohet Kosova, aq më shumë do të mund të vij në ndihmë të vëllezërve dhe motrave nga Plava e Gucia ka thënë me këtë rast kryekuvendari, Kadri Veseli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …