Kryekuvendari Veseli: Transformimin e FSK-së në ushtri, do ta bëjmë në koordinim me partnerët tanë

Kryekuvendari Veseli: Transformimin e FSK-së në ushtri, do ta bëjmë në koordinim me partnerët tanë

Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë vizitës në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se do të vazhdojnë ta përkrahin këtë forcë dhe se Kuvendi i Kosovës është i gatshëm që në të ardhmen, të marrë vendim për transformimin e kësaj force në ushtri, në koordinim të plotë me partnerët perëndimorë si NATO-n dhe SHBA-të.

“Ne do të vazhdojmë përkrahjen për FSK-në. Parlamenti i vendit tonë,  është i gatshëm,  të marrë çdo vendim, që është në interes të sovranitetit, në interes të  fuqizimit të shtetit tonë. Kjo është ajo çfarë do të bëjmë dhe në të ardhmen. Në koordinim të plotë me partnerët tanë perëndimor të NATO-s, me SHBA-në, do të kemi dhe vendimmarrjen e transformimit. Ndërsa deri në transformimin e plotë të FSK-së në ushtrinë e ardhshme të Kosovës, do të ketë përkrahje të FSK-së, në ngritjen e fuqizimit e kapaciteteve të veta. Këta janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme. Ushtarak të FSK-së, kanë treguar suksese të veçanta, në çdo pjesëmarrje. Në çdo garë ndërkombëtare, shquhen për sukses, shquhen për seriozitet. Janë partner të sigurt të NATO-s dhe e ardhmja e FSK-së do të jetë  në NATO. Kjo është ajo çka dua të inkurajoj dhe ministrin,  për një punë shumë të mirë, të cilën është duke e bërë në FSK. Në të njëjtën kohë dhe gjeneralin. Iu lumtë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …