Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka uruar popullin zviceran me rastin e Ditës së Pavarësisë së Zvicrës. Përmes një postimi ai ka shkruar se bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër janë shtyllë e rëndësishme e mirëqenies dhe zhvillimit të Kosovës. “Uroj popullin mik zviceran në Ditën e Pavarësisë. Zvicra duhet zgjedhur model se si një shtet mund të zhvillohet përmes punës. Mijëra bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër janë shtyllë e rëndësishme e mirëqenies dhe zhvillimit të Kosovës, ka shkruar Veseli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
