Kryekuvendari Vesli bëri homazhe te Varrezat e Dëshmorëve: Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Kryekuvendari Veseli bëri homazhe te Varrezat e Dëshmorëve: Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Sot, në 18-vjetorin e rënies së heronjve, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, kryekuvendari, Kadri Veseli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë vendit ku prehen në përjetësi dëshmorët e UÇK-së, në fshatin Shkabaj, ish Gllanasellë. Me këtë rast, kryetari Veseli përkujtoi rrugën e tyre, duke theksuar se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në rrugëtimin e tyre, kishin një qëllim, të arrinin në Kosovë. “Ata e arritën këtë qëllim, duke qëndruar stoikisht dhe duke organizuar popullin e Drenicës, në Luftën Çlirimtare. Xheva dhe Fehmiu, janë personalitete më të veçanta, krahas Komandantit legjendar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt e shume e shumë heronjve që nuk mund t’i ndajë, të cilët me vetëdije të plotë dhe qëllimin e sakrificës, hynë në luftë, duke u bërë të përjetshëm. Ata i kujtojmë me respekt dhe krenari, ka thënë mes tjerash kryekuvendari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …