Vjosa Osmani

Kryekuvendarja, Vjosa Osmani, i ka dhënë mbështetje të plotë Grupit Punues për Hartimin e Rregullores së re të Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mbështetje të plotë Grupit Punues për Hartimin e Rregullores së re të Kuvendit. Gjatë takimit të mbajtur sot me anëtarët e grupit për hartimin e kësaj rregulloreje, kryetarja Osmani ka shfaqur besimin e saj se duke u bazuar edhe në draft-rregulloren e hartuar në legjislaturën e kaluar, do të hartohet një dokument funksional, profesional, si dhe do të arrihet unitet politik. Shpresoj se draft-rregulloren e hartuar në legjislaturën e kaluar do ta analizoni në detaje. Ku është në rregull, të mbetet ashtu siç është, kurse ku ka nevojë, të bëhen ndryshime profesionale, duke u bazuar edhe në praktikat e mira parlamentare. Uroj që puna e juaj të kulmojë me miratimin e Rregullores së re të Kuvendit brenda kësaj legjislature”, ka thënë Osmani, duke shtuar se disa mangësi në rregulloren aktuale kanë ndikuar në punën dhe uljen e besimit të Kuvendit te qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …